29 janar 2011

Angelli: Kam besim të plotë tek Marotta dhe Del Neri

Këtu kemi disa nga fjalët e Angellit pak minuta pas konferencës për shtyp. Ai tha se ka besim të plotë tek Marotta dhe Del Neri si dhe ka cekur se Juve nuk është e kompletuar pasi që projekti është dy-vjeçar.

“Kam besim të plotë tek Beppe Marotta dhe Luigi Del Neri, ne e dinim se ky vit do të jetë i vështirë dhe i vështirë është.”

“Unë kategorisht i refuzoi sygjerimet si Lippi ose Spalleti, sepse kemi projektin me Del Nerin në krye. Ne gjithmonë kemi thënë se pjesa tjetër e Juves do të kompletohet në verën e ardhshme dhe kështu do të ndodhë.”

“Si një fans i flakt i Juves do të dëshiroja gjithmonë në të gjitha ndeshjet nga një fitore 3-0, por si president duhet t’a shoh situatën nga një këndvështrim tjetër.”