25 shkurt 2011

Buffon: Do të arrijmë në vendin e katërt

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon është shprehur optimist për skuadrën e tij duke thënë se ata do të arrijnë që në këtë sezon të sigurojnë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

“Vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve është i mundur për ne. Ne duhet të fitojmë tetë nga 12 ndeshjet e mbetura”.

“Lecce-Juventus ka mbetur në të shkuarën. Nesër ne zhvillojmë ndeshjen kundër Bolognas. Kjo ndeshje nuk do të jetë e lehtë për ne sepse ata kanë një trajner të shkëlqyer”, tha Buffon.
/JUVENEWS.TK/