28 shkurt 2011

Conte:Nuk u përgjigjem pyetjeve rreth Juves

Gjatë konferencës për shtyp Antonio Conte i është përgjigjur një pyetjeje rreth koreve në favor të tij nga tifozët e Juves, gjatë ndeshjes së të shtunës kundër Bologna:

Nuk u përgjigjem pyetjeve që kanë të bëjnë me Juventusin.

Them vetëm se mes nesh ka shumë afeksion. Ata më duan ashtu sic duan shumë protagonistë të tjerë të viteve të shkuara, sepse ka nostalgji për fitoret që kemi arritur në të shkuarën. Unë, tani për tani, mendoj për Sienën.

Mendoj të fitoj këtë kampionat dhe ta risjell Sienën në Serie A. Mes emrave të shumtë të zëvëndësuesve të Del Nerit ishte edhe emri i ish-kapitenit bardhezi Antonio Conte. /FCJUVENTUS-FANS.NET/