26 shkurt 2011

Del Piero: Do ta rinovoj kontratën sepse e dua Juventusin

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka thënë se ai dëshiron ta përfundojë karrierën te Zonja e Vjetër, duke mos menduar fare për paratë që do t’i ofrohen në kontratën e fundit.

“Unë lexoj spekulime me emrin tim të cilat u referohen sjelljeve të caktuara, të cilat nuk më takojnë mua dhe të cilat më bëjnë të ndihem keq”.

“Motivimi i karrierës time ka qenë futbolli italian, Juventusi dhe tifozët. Të hollat tani nuk më interesojnë, sepse kam fituar tashmë shumë në jetën time. Unë mund të fitoj shumë më shumë nëse pranoj ofertat e disa ekipeve të cilat nuk i dua”.

“Unë i kam thënë presidentit se dua të nënshkruaj kontratën e re e cila nuk është mjaft e mirë financiarisht, por me dëshirë për të fituar tituj. Unë dua të nënvizoj se e dua këtë klub dhe tifozët e tij. Unë dua të nënshkruaj kontratën e fundit të karrierës time me Juventusin”, deklaroi Del Piero. /JUVENEWS.TK/