24 shkurt 2011

Hipotezë ruse për Sissoko

Mund të kemi një të ardhme në Rusi për Momo Sissoko. Protagonist i një sezoni të errët, edhe si pasojë e disa dëmtimeve, mesfushori malian vazhdon të tërheqë vëmendjen e shumë skuadrave, si në Itali ashtu edhe jashtë shtetit.

I fundit në rend kohor është CSKA e Moskës. Sipas 4-4-2. Com, klubi rus është gati të ofrojë një shifër prej 5 milion euro për të, por nuk dihet nëse Juventus do të mjaftohet me kaq pak.
/JUVENEWS.TK/