25 shkurt 2011

Lëndohet Aquilani, humb ndeshjen me Bolonjën

Siç është raportuar pak çaste më parë nga Sky Sport, Aquilani ka pësuar një lëndim në kofshën e djathtë.

Mesfushori i Juventusit do të humbasë sfidën e nesërme kundër Bolonjës. Delneri do të ketë probleme në mesfushë, duke pasur parasysh edhe mungesën e Momo Sissokos. /Juventus-Fans/