27 shkurt 2011

Melo: Duhet të nxjerrim jashtë gjithcka kemi brenda

Felipe Melo flet pas ndeshjes për gazetarët:” Duhet të nxjerrim jashtë gjithcka kemi brenda. Edhe me Interin të gjithë na sulmonin para ndeshjes, por pas fitores të gjithë flisnin për një ringjallje të Juventusit. Ne nuk kemi folur kurrë për kampionatin.

Gjithmonë kemi menduar ndeshje pas ndeshjeje. Duhet të jemi të bashkuar. Në dhomat e zhveshjes folëm për situatën në të cilën ndodhemi. Ndryshe nga ndeshja kundër Lecce, kësaj rradhe luftuam deri në momentet e fundit, pavarësisht rezultatit. Jemi Juventusi dhe do të ringrihemi. Ndeshja me Milanin do të jetë decizive”. – përfundon mesfushori brazilian.
/JUVENES.TK/