28 shkurt 2011

Moggi: “Juve, do te jetë vuajtje deri në fund të sezonit. Tifozë, harrojeni vendin e 4-ërt”

Tifozët kanë thirrur emrin e tij edhe pas ndeshjes gjatë ndeshjes kundër Bologna. Kërkohej rrikthimi i Luciano Moggit nga të gjithë ultrasët, të cilët mbajnë mend akoma sukseset e paharrueshme, të arritura me të.

Momentalisht, Ish-Drejtori i Përgjithshëm juventin po ndjek situatën e bardhezinjëve në kuadrin gazetaresk, si editor i të përditshmes “Libero”. Në shkrimin e fundit, ka shpenzuar disa fjalë domethënëse për Juventusin e tij, të turpëruar nga Bologna:”

Ka pak për t’u thënë, Juventusi është ky. Një skuadër me lojtarë me dëshirë, por që mbetet e tillë. Do të jetë një situatë vuajtjesh deri në fund të sezonit. Jap një këshillë për tifozat bardhezinj: Harrojeni vendin e 4-ërt, nuk është për këtë grup”. – Këto ishin fjalët e Big Luciano.
/JUVENEWS.TK/