28 shkurt 2011

Pato: Eja Juventus!

Menjëherë pas fitores të Milanit kundër Napoli, Pato ka folur pas kësaj ndeshje duke thënë se tani ata janë duke menduar për ndeshjen e ardhshme të tyre kundër Juventusit.

Milani para pak minutësh mposhti Napolin me rezultat 3-0, ndërsa Pato ka thënë se tani ata janë duke menduar për Juventusin e jo për Scudetton.

“Unë jam shumë i lumtur për këtë fitore. Për momentin ne jemi duke menduar për Juventusin e jo për Scudetton”, ishin fjalët e Patos pas ndeshjes kundër Napolit.
/JUVENEWS.TK/