27 shkurt 2011

Rampulla: Juve merkato jo në lartësinë e duhur

Michelangelo Rampulla, ish portier i Juventusit në vitet 90’, dhe bashkëpunëtor i Ciro Ferraras sezonin që shkoi, flet për “ilsussidiario.net” rreth momentit të Juventusit pas humbjeve të Lecce dhe Bologna:

” Sezoni është zhgënjyes, pavarësisht revoulcionit të bërë këtë verë, nuk kanë ardhur erzultatet e shumëpritura. Vitin që shkoi u shkarkua Ferrara, pavarësisht nisjes së mirë të kampionatit, që u shoqëru nga shumë faktorë si dëmtimet e lojtarëve kyc. Skuadra humbi disi, por nuk ishte aq kaotike”.

Rampulla shprehet më pas për shkarkimin e Del nerit, i cili duket se do të vijë në rast humbjeje me Milanin:” Nuk vlen të ndryshosh gjithmonë sepse nuk sjell rezultatet e pritshme. Duhet të besojmë tek projekti. Në këto momente të gjithë janë fajtorë. Merkato e Juventusit nuk ishte në lartësinë e duhur. Duhen 6-7 kampionë, rreth të cilëve të ndërtohet e gjithë skuadra. Në të shkuarën Juventusi është ndërtuar kështu”.
/JUVENEWS.TK/