26 shkurt 2011

Seria A, lamtumirë katër skuadrave në Champions

Pas eliminimit të Napolit, Gjermania ka parakaluar Italinë në renditjen e UEFA-s

Eliminimi i Napolit e ka vështirësuar akoma më shumë fgjendjen e futbollit italian, sepse renditja e UEFA-s është shumë negative dhe tani duhet të pranohet zyrtarisht pakësimi i numrit të skuadrave italiane në Ligën e Kampionëve. Gjermania, në fakt, duke marrë parasysh pesë sezonet e fundit, ka plot 8.000 pikë më shumë se Italia dhe për italianët rekuperimi është praktikisht i pamundur.

Domethënë, në sezonin e ardhshëm Seria A do t’i japë vetëm tri skuadra kompeticionit më të rëndësishëm të Europës në sezonin 2012-13, një prej të cilave do të duhet të kalojë fazën eliminatore. Akoma më shumë komplikohet situata për vitin pasues: në situatën aktuale Italia ka në dispozicion sezonin në vazhdim dhe atë pasues, për të rekuperuar 10.000 pikë ndaj Gjermanisë ose Spanjës për të rimarrë vendin e tretë.

Eshtë e natyrshme që, sa më pak skuadra do të marrin pjesë në kupa, më pak pikë do të koleksionojë kampionati italian dhe kështu gjithçka do të bëhet më e vështirë. Franca, ndërkohë, po afrohet gjithnjë edhe më shumë.

Për momentin francezët kanë 11.000 pikë më pak, por vitin e ardhshëm do ta nisin sezonin nga vetëm 6.000 pikë më pak dhe, tani, do të duhet që italianët të ruhen edhe nga ata, duke pasur parasysh se Marseja dhe Lioni kanë akoma mundësi të kalojnë në çerekfinalet e Championsit dhe Paris St. Zhermeni ka kaluar raundin e 1/16 në Ligën e Europës. Federata Gjermane ka lajmëruar parakalimin në dëm të futbollit italian nëpërmjet një komunikate për shtyp:

“Pas 11 vitesh, Bundesliga ka siguruar skuadrën e katërt në Ligën e Kampionëve duke filluar nga sezonin 2012-13. Pas rezultateve të javës së fundit të kompeticioneve europiane, Gjermania ka shtuar avantazhin ndaj Italisë në renditjen e UEFA-s. Klubet gjermane kanë rritur diferencat ndaj atyre italiane me 8.122 pikë, një diferencë e pamundur për t’u rekuperuar nga Italia në këtë sezon”. Nga sot Seria A duhet të ndjekë. /JUVENEWS.TK/