26 shkurt 2011

“Tifozat kërkojnë Luciano Moggi-n”

Pas golit të dytë të Bolonjës, tifozat bardhezinj kanë mbuluar skuadrën dhe drejtuesit me fërshëllima. Mes koreve dëgjohej: “Shkoni të punoni” dhe “ Turpërohuni”. Tifozat me zë të lartë kanë brohoritur emrin dhe rikthimin e Luciano Moggi-t.

Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Juves që 30 Qershorin e këtij viti do të përfundojë 5 vitet e skualifikimit, mund të rikthehet në gjirin e Juventusit. Kush e di nëse Presidenti Agnelli do ta ketë dëgjuar këtë kor. Do të ishte momenti që të merren vendime të forta dhe me autoritet.
/JUVENEWS.TK/