31 mars 2011

Aquilani: Liga Premier më e mira në botë

Mesfushori Alberto Aquilani beson se Liga Premier është liga më e mirë në botë dhe është i hapur për rikthim te Liverpooli kur periudha e tij e huazimit te Juventusi të përfundojë në fund të sezonit.

26- vjeçari u transferua te Liverpooli në verën e vitit 2009 nga Roma, por pas një sezoni zhgënjyes u rikthye në Itali si huazim njëvjeçar me Juventusin.

“E ardhmja? Jam te Juve, por nuk e di se çfarë do të ndodhë. Jam i huazuar dhe nëse mbahem do të doja të kthehem sërish te Liverpooli në ligën më të mirë në botë. Do të shohim”, ka thënë Aquilani për La Gazzetta dello Sport.
/JUVENEWS.TK/