30 mars 2011

Chiellini mungon në ndeshjen Roma-Juventus

Giorgio Chiellini, mbrojtësi i Juventusit dhe kombëtares italiane, do të mungojë në ndeshjen Roma-Juventus për shkak të një dëmtimi që pësoi në takimin e djeshëm miqësor, Ukrainë-Itali.

"Nuk besoj se do mundem të luaj ndaj Romës", tha vetë Chiellini në përfundim të ndeshjes.

Për mbrojtësin italian diagnoza është kontrakturë në kofshën e djathtë dhe pritet të qëndrojë 10 ditë pushim.
/JUVENEWS.TK/