29 mars 2011

Chiellini nuk mendon për Realin


Giorgio Chiellini nuk do të shpërqendrohet nga thashethemet që e lidhin atë me Real Madridin- ka thënë agjenti i tij, Davide Lippi, duke mohuar spekulimet për një largim të mundshëm nga Juventusi.

Është thënë se Mbretërit po bisedojnë me Bianconerët për transferimin e 26-vjeçarit gjatë verës, por Lippi e ka bërë të qartë se mbrojtësi italian do të vazhdojë ta bartë fanellën bardhezi.

“Giorgio është i përqendruar te klubi i tij dhe nuk po mendon për gjëra tjera”.

“Tash nuk është koha për të menduar për të ardhmen e tij. E vërteta është se ai dëshiron ta përfundojë sezonin në mënyrën më të mirë me klubin e tij”.

“Ai e vlerëson fanellën dhe nuk është i kënaqur me momentin që po përjeton skuadra e tij. Ai mendon vetëm që të ketë sukses me Juven dhe të shpëtojë këtë sezon”, ka thënë Lippi për Calciomercato.it.
/JUVENEWS.TK/