26 mars 2011

Giorgio Chiellini: Nuk jemi edhe aq të dobët‏


Mbrojtësi Italian Giorgio Chiellini pas suksesit të përfaqësueses se tij ndaj Sllovenisë ka deklaruar se skuadra Italiane nuk është aq e dobët se mendojnë disa.

“E kemi thënë edhe më herët se do jetë një ndeshje e rëndësishme në rrugën drejtë kualifikimit. Mendoj që rezultati ishte real, ishte një fitore e merituar dhe jam i lumtur që nuk pranuam gol.

Ne nuk jemi aq të dobët sa disa besojnë. Futbolli italian nuk po kalon në momente të mira, por ne duam ta demonstrojmë që mund të luajmë mirë,” ka deklaruar Cheillini.
/JUVENEWS.TK/