29 mars 2011

Juve-Real: “Marrveshje e madhe”

Marotta dhe Paratici janë duke punuar për të përfunduar punën e nisur këtë verë dhe për ta sjellë me në fund Juventusin në nivelet e saj të përhershme. Sic është lajmëruar edhe kohë më parë nga vetë Marotta, duhen 4 kampionë por edhe disa sakrifica. Sipas të përditshmes La Gazzetta dello Sport, momentalisht parashikohen dy shitje të rëndësishme. Flitet për lojtarë dhe me pagë të lartë si Buffon, Chiellini, Melo, Sissoko, Amauri( që mund të kthehet nga huzimi në Qershor) dhe Iaquinta, që aventura e tij juventine ka përfunduar teorikisht. Amauri mund të shkëmbehet me Gilardino-n, me kusht që të ulë pagën aktuale.

Marchisio duket se nuk do të largohet sepse është rritur te bardhezinjtë dhe të gjithë duan që ta mbyllë karrierën aty, mbase me shiritin e kapitenit në krah, në një të ardhme jo shumë të largët.
Lojtari më i pritshëm për t’u larguar është Felipe Melo, i cili ka shumë admirues jashtë Italisë dhe një kontratë në skadencë në 2014. Në pole-position janë Sevilla dhe Real Madrid. Mourinho vlerëson temperamentin dhe aftësitë e tij taktike, të cilat do t’i shërbenin Realit. Nëse juventinët do të hapnin negociatat, ato mund të përfshijnë edhe Chiellini dhe Benzema. Edhe mbrojtësi juventin është një nga të preferuarit e Mourinho, por Juventus do të lejonte largimin e tyre vetëm përballë një oferte të parefuzueshme sepse Chiellini konsiderohet guri më i rëndësishëm i Juventusit të ardhshëm. Mund të kishte mundësi që kjo gjë të realizohej nëse do të përfshihej në marrveshje Karim Benzema, i cili do të zgjidhte përfundimisht problemet në repartin e avancuar.

Sidoqoftë, qëllimi kryesor i Marotta dhe Paratici është që të shesin Sissoko dhe të formojnë një mesfushë me Pirlo(parametër 0) dhe Mascherano që është i paaktivizuar tek Barca. /fcJuventus-News/