30 mars 2011

Juventusi kandidat për Stekelenburg

Portieri i Ajaxit, Maarten Stekelenburg, do ta shqyrtonte një kalim te Juventusi, nëse do t’i ofrohej mundësia për ta bërë këtë, pohon agjenti i tij Rob Jansen.

“Ne po kërkojmë një klub të rëndësishëm evropian për sezonin e ardhshëm”.

“Juventusi është kandidat serioz, por për momentin nuk ka pasur kontakt me këtë klub. Ne po shikojmë në klubet e Serie A dhe të Ligës Premier”, u shpreh Jansen.
/JUVENEWS.TK/