29 mars 2011

Për Bastos mungon vetëm firma - Tani mendohet për Menez

Duket se Juventus dhe Lyon janë në hapat final të marrveshjes për kalimin e Michel Bastos tek bardhezinjtë. Shifra e akorduar mendohet se është 15 milion euro dhe anësori i kombëtares verdeoro do të jetë me shumë mundësi përforcimi i parë i Juves këtë verë.

Tashmë Juventus mendon edhe për Jeremy Menez, fantazist me karakteristika të jashtëzakonshme, të cilin ja ka këshilluar dhe Zizou. Menez kërkon të largohet nga kryeqyteti dhe tifozët romanistë nuk e duan. Juventus është një pistë e cmuar shumë nga ai dhe tashmë pritet që të nisin bisedimet. /fcjuventus-news/