26 mars 2011

Roma ofron Mexes për të arritur tek Buffon

Që Roma ishte e interesuar për Gigi Buffon nuk kishim dyshime. Klubi verdhekuq, që do të kalojë në ditët në vijim në duart e Di Benedetto, do të ringrihet në nivele të larta dhe do të kërkojë me cdo kusht që të bindi Juventusin që të shesi numrin 1 të saj.

Sipas “IlSussidiario.net”, Roma mund të propozonte një shkëmbim, të shoqëruar nga disa miliona euro. Lojtari i propozuar do të ishte pikërisht Philippe Mexes, mbrojtës 28 vjecar që do të lërë me siguri kryeqytetin në fund të këtij sezoni. Mexes pëlqehet shumë nga bardhezinjtë dhe do të mirëpritej nga Juventus që do t’i ofronte rolin e qendërmbrojtësit, përkrah Chiellinit. Bonucci duket se do të kalohet tek Blackburn për 15 milion euro.

Pengesa e vetme mund të ishte interesimi i theksuar i Milanit, por gjithsesi, duhet pritur kalimi përfundimtar i pronësisë në duart e Di Benedetto. /fcjuventus-news/