27 prill 2011

Bonucci: “Përkushtim deri në fund”


Barazimi me Catania-n ka hequr më shumë se dy pikë në terrenin e Olimpico-s së Torinos.
Në ditën e tretë rradhazi të pushimit, i fundit para se t’i rikthehen stërvitjes, ishte pikërisht Leonardo Bonucci ai që i jep zë gjendjes shpirtërore në kampin bardhezi. Në faqen e tij në Internet mbrojtësi shprehet kështu për c’ka ndodhi të shtunën:
“Është vërtetë për të ardhur keq. Të pësosh golin e barazimit kur ndeshja kishte përfunduar dhe për më tepër kur para 10 minutash ishim në një avantazh prej 2 golash. Është dicka që nuk përtypet lehtë”

Nuk është vetëm barazimi me Catania-n ajo që dëshpëron Bonucci-n:

“Zhgënjimi është akoma më i madh kur mendojmë rëndësinë e atij 3pikëshi, duke parë rezultatet e skuadrave të tjera në klasifikim. Një fitore, do të na kishte rifutur plotësisht në luftë për një vend në Champions”

Nën dritën e 4 ndeshjeve të mbetura deri në fund të kampionatit, mbrojtësi juventin ka idenë e tij:

“Atyre që na kërkojnë tani se cilat janë objektivat tanë, sigurisht që mund t’u përgjigjem, që ajo që i detyrohemi vetes, drejtuesve dhe tifozëve është të ndeshurit me maksimumin e përkushtimit këto ndeshje të fundit që na kanë mbetur, duke u munduar që ta nderojmë këtë fanellë në maksimum. Pjesa tjetër, fatkeqësisht, nuk varet më nga ne” /fcjuventus-news/