30 prill 2011

Dilema është mes Aquilani-t dhe Montolivo-s!


Juventusi kërkon me ngulm Riccardo Montolivo-n(26) për të rilindur në një mesfushë që këtë vit nuk ka shkëlqyer me performancat e saj. I riu i Fiorentina-s ka treguar të gjitha cilësitë e tij jo vetëm në kampionat por edhe në kombëtare. Pikërisht në ndeshjet me kombëtaren mesfushori ka treguar më të mirën e tij, duke luajtur në një rol të ri, i lirë nga detyrat mbrojtëse.

Tek Juventus do të luante në këtë rol, që edhe atij i pëlqen. Ky fakt e ka afruar në Torino më shumë se në Milano. Cmimi I këtij lojtari në skadencë kontrate në 2012 është 10-15 mln euro. Në rast se Juve do të vendoste të mbante edhe Alberto Aquilani(27), do t’i duhej të paguante një shifër të ngjashme për ta blerë përfundimisht nga Liverpool.

Dalglish ka deklaruar se do ta shikonte me sy të mirë rikthimin e lojtarit. Vetëm ndonjë manovër e Marotta-s do ta ulte cmimin prej 16 mln euro. Gjëja që dihet është se edhe Milan është hedhur në sulm për lojtarin këto ditë, duke qenë se Pirlo është shumë larg Milanos.

Problemi i Juventusit është fakti se Aquilani këtë vit nuk ka bindur plotësisht në rolin e regjizorit të mesfushës., pozicion ku Montolivo do të ishte i përkryer. I riu i Fiorentinë duket i gatshëm për t’u transferuar në Torino duke qenë se ka marrdhënie shumë të mira me shokun e tij të skuadrës Claudio Marchisio, qëndrimi i të cilit nuk vihet në dyshim. /fcjuventus-news/