24 prill 2011

Lippi: Nuk rikthehem te Juve


Marcello Lippi është i gatshëm për t’iu rikthyer futbollit, por jo si trajner i Juventusit, pasi ka shprehur dëshirën për të drejtuar ndonjë skuadër jashtë Italisë.

“Unë do të preferoja një ekip kombëtar dhe sipas të gjitha gjasave do të drejtoj një ekip joitalian”.

“Ata kanë ide të qartë. Kur ishte në krye lidershipi i kaluar, ka ekzistuar mundësia që unë të kthehem, tani është menaxhment i ri dhe me Andrea Agnellin president, gjërat po shkojnë për mrekulli”.

“Por, në jetë nuk mund të përjashtosh asgjë. Kurrë mos thuaj kurrë. Sidoqoftë, nuk po e bëj veten kandidat për atë post”, potencoi Marcello Lippi.
/JUVENEWS.TK/