25 prill 2011

Mes Matrit dhe Pacinit fiton… Amauri


Në sfidën mes “bomberëve” më profilikë në këtë fazë të dytë, mbizotëron braziliani i Parmës

Është surprizuese, por Amauri është sulmuesi më frytdhënës nga ata që kanë ndryshuar skuadër në merkaton e janarit. Ish-sulmuesi i Juves ka arritur të shënojë 7 herë me Parmën, duke u paraqitur më mirë sesa Pacini dhe Floro Flores, të cilët kaluan respektivisht nga Sampdoria tek Interi dhe nga Udineze tek Xhenoa, të dy në kuotën e 6 golave.

Ka shënuar të njëjtën sasi golash si Matri, i cili i ka zënë vendin nga Kaljari. Por raporti çmim-kualitet është i gjithi në favor të italobrazilianit. Amauri, i cili përpara se të transferohej tek Parma ishte në kuotën e 0 golave, ka fituar menjëherë vendin e titullarit, duke lënë në stol Krespon dhe Bozhinov.

Golat e tij (në 11 ndeshje) kanë qenë të rëndësishëm, sepse kanë lejuar Parmën t’i largohet zonës së rrezikut, duke u ngjitur në zonën e shpëtimit, por jo dhe aq e qetë. Një punë e mirë për shoqërinë e Girardit, i cili e mori Amaurin në formën e huazimit falas.

Në vend të tij tek Juve mbërriti Alesandro Matri, një sulmues prej 18 golash në total, nga të cilat 7 në 12 takime me bardhezinjtë. Por për ta patur atë, në Torino është dashur të paguajnë 2,5 milionë euro dhe gjusmën e kartonit të Ariaudos, plus 15,5 milionë të tjëra shtesë për blerjen përfundimtarë në fund të sezonit.

Një shifër e mirë për një lojtar që, gjithsesi, ka ringjallur “Zonjën e Vjetër”, edhe pse mbërriti shumë vonë. Nuk ka shërbyer shumë Xhampaolo Pacini. Interi ka paguar 13 milionë euro për ish-sampdorianin dhe kartonin e Biabianisë, por 6 golat e tij me zikaltrit (shumë më tepër ato që ka shënuar me Sampin) nuk kanë shërbyer për të kompletuar përmbysjen për titull.

Për Pacinin, i cili është aktivizuar në 13 ndeshje nën urdhrat e Leonardos, mbetet akoma mundësia për të fituar Kupën e Italisë. Shumë pak kënaqësi edhe për Antonio Floro Flores, i huazuar me të drejtë blerjeje nga Udineze, që ëndërron Ligën e Kampionëve, tek Xhenoa që “noton” në mesin e tabelës së klasifikimit.

Ashtu si për Amaurin, ngushëllim për të mbetet fakti që ka shënuar më shumë gola me fanellën e re sesa me të vjetrën (6 gola në 14 ndeshje me Xhenoan, 3 gola në 12 ndeshje me Udinezen). Me pak fjalë, ndryshimi i atmosferës i ka bërë mirë, të paktën deri në fund të qershorit.
/JUVENEWS.TK/