28 prill 2011

Sky Sport: Juventus ka takuar Tevez


Korrespondenti i Sky Sport për merkaton, Paolo Aghemo zbulon një lajm të papritur. Juventus ka takuar Carlitos Tevez.

Deklaratat e Aghemo për TuttoJuve.com:

“Ka një lajm që ka të bëjë me merkaton e Juventusit. Flitet për një emër shumë të rëndësishëm, për të cilin flitej edhe ditë më parë. Nuk flas për marrveshje të arritur, por për një takim që është bërë diku nga mesi i Prillit në Milano. Atë ditë Tevez ishte në Milano me të fejuarën dhe pikërisht ato ditë Juventusi pati një takim me argjentinasin. Kjo do të thotë shumë për të ardhmen”

Aghemo bën një shpjegim të gjithë kësaj:

“Ky takim tregon se Juventusi po kërkon lojtarë të atij niveli, pra të një niveli ndërkombëtar. Ndër të tjera, nesër do të zhvillohet takimi i Asamblesë së Exor, që është shoqëria aksionere kryesore e Juventusit, ku do të mblidhet e gjithë famigla Agnelli. Nga kjo Asamble do të arrijmë të kuptojmë se cilat do të jenë strategjitë në lidhje me buxhetin ekonomik që do të vihet në dispozicion të merkatos nga Juventusi. /FcJuventus-News/