21 maj 2011

David Trazege i bashkohet Henrit tek Red Bulls?


Raporte nga Franca bëjnë me dije se David Trazege lidhet me një kalim të mundshëm tek Nju Jork Red Bulls, në SHBA.

Në rast se realizohet transferua drejt Nju Jorkut, David Trazege do të gjente atje ish-shokun e tij të kombëtares franceze, Tierri Henri.

Radioja franceze “RMC” raportoi se 33-vjeçari do të largohet nga klubi spanjoll i Herkules-it. Ndërkohë që edhe agjenti i lojtarit, Antonio Kaliendo ka konfirmuar interesimin e Nju Jork Red Bulls.

Raporte të ngjashme ka pasur edhe verën e kaluar. Nuk është e qartë se pse Red Bulls kërkojnë Trazege duke qenë se ata tashmë kanë sulmues si Juan Agudelo, Luke Rodgers dhe Henri, thekson radioja “RMC”.
/JUVENEWS.TK/