23 maj 2011

Del Piero për Juve Channel: “Kurrë më sezone të tilla”


Flet Alex Del Piero për mikrofonat e Juventus Channel pas barazimit 2-2 me Napolin për javën e fundit të Serie A

Alessandro cilat kanë qenë sipas jush gjërat pozitive dhe negative të këtij sezoni?
Është pak pyetje e gjatë. Sigurisht që rezultatet kanë kushtëzuar punën tonë sepse futbolli është kështu dhe s’kemi c’të shtojmë. Kusht do të fillojë sezonin e ardhshëm tek Juventus duhet të ketë vullnetin dhe bindjen e madhe për dhënë maksimumin sepse nuk duhet të përfundojmë më sezone negative si ky

Shkojmë tek stadiumi i ri. Le të rrisim shtyllat e stadiumit të ri sepse ju sot i keni goditur shumë mirë. Një mendim edhe për ndeshjen ndaj Manchester-t: ti do ndjesh vecanërisht, duke qenë shumë i lidhur me atë stadium ku ke dhuruar paraqitje të mrekullueshme.

Po do të jetë një miqësore e bukur, që do të nderojë një kampion si Neville, që ka dhënë shumë për ekipin e tij, një skuadër e lavdishme, që ka arritur rekorde kampionatesh në Angli dhe që është prej vitesh lider në Europe. Pa harruar stadiumin e mrekullueshëm. Shpresojmë që të shijojmë, të paktën atë mbrëmje. Për sa i përket diskutimit të shtyllave, nuk e di a mund të bëhet gjë. Do të jetë më mirë sikur të stërvitem që t’i godas më poshtë. /fcjuventus-news/