19 maj 2011

Ja si do ta ndryshojë Pirlo Juven


Pirlo është një lojtar që është mësuar të luajë në një mësfushë me 3 lojtarë, i lirë nga cdo detyrë mbrojtëse. Conte është një partizan i 4-4-2, por është shprehur se është i gatshëm të ndryshojë për regjizorin breshian.

Duket se Juventus vitin tjetër do t’i rikthehet 4-3-1-2 me Pirlo, Marchisio dhe Diarra në mesfushë( të 3 në rolet e tyre të preferuar) dhe Pastore pas dy sulmuesve Aguero Matri (Quagliarella). Bastos duket se do të përdoret si mbrojtës i majtë që do të kontribuojë akoma më shumë në fazën sulmuese.

Conte është më shumë i kujdesshëm në fazën sulmuese sesa në atë mbrojtëse. Është një trajner që ka udhëhequr Juventusin si kapiten në suksese të panumërta dhe e njeh mirë ambjentin bardhezi. Ai do të dijë më së miri të përballet me problemet dhe nëse i vihet në dispzicion një skuadër konkuruese,do të dijë ta shfrytëzojë maksimalisht.

Sic e vëreni të gjithë, kemi një Juventus dominues në merkato dhe merkato nuk është hapur ende. Një gjë është e sigurtë. Ky vit do të sjelli një ndryshim radikal në botën juventine. Mbase mund të mos fitojmë gjithcka, mbase fitojmë dicka, mbase nuk fitojmë asgjë(Do Zoti jo), por ama do të kemi një lojë të bukur dhe dëfryese. Do të kemi lojtarë që dijnë të argëtojnë tifozat si Aguero, Pastore, Pirlo.

Një tjetër gjë pozitive është se zëvëndësuesit e këtyre lojtarëve, në rast mosardhjeje nuk do të jenë Gilardino, Huntelaar, Elmander, por do të jenë Tevez, Benzema, Giuseppe Rossi. Të gjithë kampionë të mëdhenjë që mund të luajnë vetëm mirë për ne. /FCJUVENTUS-NEWS/