23 maj 2011

Juve jashtë Europës! Ikën Del Neri, fillon Epoka Conte


Juventusi është jashtë Europës. Barazimi i marr kundër Napolit nuk mjafton dhe kështu që bardhezinjtë do të jenë të impenjuar vetëm në kampionat dhe kupë Italie. Sfida me napoletanët ishte ndeshja e përshëndetjes së Del Neri-t, që pas pak ditësh do të zëvëndësohet nga Antonio Conte:

“Unë tek Atalanta?- përgjigjet tashmë ish-tekniku juventin - Jo, tani do të shkoj tek Ishujt Maldive… Ishte një viti shumë i ndërlikuar, me një fillim të caktuar, pastaj erdhën vështirësitë.

Është normale që të paguajë trajneri sepse është ai që drejton. Nevojitjej më shumë kohë sepse nuk është e mundur të ndryshosh dhe të fitosh menjëherë. Shpresoj që kjo të mund të jetë për mua një eksperiencë pozitive. Me mendjen më të qetë do të kishim arritur objektiva të mëdha”. /fcjuventus-news/