22 maj 2011

Pirlo, kundër Udinezes do të jetë ndeshja e fundit me Milanin


Ndeshja kundër Udineses do të jetë edhe ndeshja e fundit për Andrea Pirlon me fanelën e Milanit: pas dhjetë vitesh në skuadrën kuqezi, mesfushori ka siguruar tashmë marrëveshjen me Juventusin për sezonin e ardhshëm.

"Andrea është një lojtar shumë i rëndësishëm, por ndonjëherë të ndodh të kryesh edhe zgjedhje, lojtari dhe shoqëria kanë kryer zgjedhjet e tyre dhe rrugët e secilit janë ndarë. ka deklaruar Alegri. Pirlo do të kryejë gjëra të mëdha te Juventusi. Për të ka qenë një vit shumë i vështirë, duke parë numrin e madh të dëmtimeve që ka pësuar dhe të cilat nuk i kanë dhënë mundësi të luajë në shumë ndeshje.

Deri në tetor, ka shtuar trajneri, kishte luajtur më shumë se të gjithë dhe nuk mund të thuhet, që ishte një lojtar te i cili nuk mund të besohej. Më pas, dëmtimet e kanë vendosur në vështirësi të mëdha". Përsa i përket zëvendësuesit të tij, Alegri mbetet i qetë dhe shprehet: "Do ta zëvendësojmë me një lojtar të rëndësishëm, nuk është e vërtetë që kërkoj lojtar më muskuloz. Do të thoja, që lojtarë klasi kemi.

Ne kërkojmë një lojtar funksional që të mbulojë vendin e lënë bosh nga një kampion si Andrea. E rëndësishme është që të jetë i zoti". Përsa i përket strategjive të merkatos së Juventusit, Alegri ka shpjeguar: "Nuk dëshirojmë të modifikojmë asgjë, me përjashtim të ndonjë ndeshjeje në të cilën kanë qenë tre mesfushorë qendre kemi luajtur gjithmonë me formacione sulmuese me dy sulmues, plus Boateng dhe Sedorf".

Por e ardhmja e holandezit është akoma e paqartë: do të qendrojë? Nëse do të largohet?

"Do të flasim me shoqërinë dhe me lojtarin, është shprehur trajneri. Me Klarens gjatë të gjithë vitit kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë. Të shikojmë se çfarë do të më thotë.

Asamoah?

Është duke u rritur shumë, ka kryer një kampionat shumë të mirë, ashtu si në sezonin e shkuar. Tani është te Udinese dhe preferoj të mos flas, nuk mund ta gjykojmë nga një ndeshje".
/JUVENEWS.TK/