10 tetor 2011

Prishtinaset përshëndeten nga Evropa

Hendbollistet e Prishtinës e humbën të dielën edhe ndeshjen e dytë të Kupës që organizohet nga Federata Evropiane e Hendbollit EHF, me kundërshtarin Arkatron nga Bjellorusia.

Prishtinaset ndeshjen e dytë e humbën me rezultat 23:29, që është rezultat dië më i volitshëm se ai i ndeshjes të së shtunës me po këtë kundërshtar kur e pësuan me 9 gola diferencë (33:24).

Për arsye të mosdhënies së vizave nga ana e autoriteteve bjelloruse, prishtinaset që të dy ndeshjet i luajtën në Pallatin e Sporteve në Prishtinë, por as kjo nuk mjaftoi për të fituar të paktën njërën nga dy ndeshjet.

Nga ajo që u vërejt të shtunën e të dielën, pos mungesës së përvojës së mjaftueshme në duele ndërkombëtare, prishtinaset ishin fizikisht më pak të përgatitura, kurse një element tjetër që vendosi ishte edhe shpejtësia më e madhe e kundërshtareve sesa e vashave të kryeqytetit tonë. *www.juvelive.tk*