10 tetor 2011

Rooney nuk luan ndaj Spanjës


Strategu Fabio Capello ka njoftuar se do ta lë Wayne Rooneyn jashtë përfaqësueses së Anglisë në ndeshjen miqësore kundër Spanjës që do të zhvillohet në stadiumin Wembley.

Sulmuesi i Manchester Unitedit u përjashtua me karton të kuq në takimin ndaj Malit të Zi dhe do të mungojë së paku në një ndeshje të Euro 2012, ndërsa Capello dëshiron të jetë i gatshëm për takimin ku do të mungojë Rooney duke provuar alternativa tjera në miqësoren ndaj kampionit në fuqi.

“Rooney nuk do të luajë kundër Spanjës. Dua të testoj lojtarë të rinj, një stil të ri dhe një lëvizje ndryshe, diçka ndryshe”.

“Kjo ndoshta lë të kuptohet se ai do të jetë i freskët për Kampionatin Evropian dhe nganjëherë do të inkuadrohet në gjysmë të ndeshjes”.

“Por jo nga fillimi, ai nuk do të startojë. Duhet ta përgatisim njëmbëdhjetëshin e parë që do të startojë në Evropian”, ka thënë italiani për Daily Mirror. /Telegrafi/