24 nëntor 2011

Vialli-Twitter: Napoli? Çfarë tifozerie


Ish-ylli i Italisë, Sampdorias dhe Juventusit Gianluca Vialli është parë shumë i lumtur pas fitores së Napolit ndaj Manchester City. Në profilin zyrtar të tij në Twitter Vialli shkruan: " Inter është e para dhe e kualifikuar. Komplimente. Për ndeshjen në Turqi ka pak për të thënë. Napoli madhështor! Të fitosh ndaj një skuadre kaq të fortë. Çfarë paraqitjeje...Barvo të gjithëve, sidomos publikut", shkruan Vialli në Twitter për fitoren e Napolit.

Por ish-sulmuesi italian nuk harron të flasë edhe për Mario Balotelli që shënoi dje golin e vetëm për anglezët: " Nuk duket shumë i mirë në sjelljet në fushë por si lojtar ka një kapacitet të madh".

Ndërsa për super sfidën e sotme mes Milanit dhe Barcelonës, Vialli shkruan: " Shpresoj që Cassano të jetë sonte në San Siro. Do të ishte një emocion i madh për të dhe publikun në një sfidë si kjo e sotmja", përfundon Gianluca Vialli në Twitter.